Aktualitet

Operacioni ‘Tempulli’ në Lezhë/ Po transportonin drogë drejt Tiranës, 3 të arrestuar (EMRAT)

Ergys Markja, Dorjan Salla dhe Artur Demiri kanë rënë në pranga pasi u kapën në fshatin  Gocaj, duke transportuar lëndën në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza.

13 Nëntor 2023, 10:26 Nga A.B
Operacioni ‘Tempulli’ në Lezhë/ Po transportonin
Policia

LEZHË- Policia ka sekuestruar 40 kg e 200 gramë kanabis gjatë operacionit të koduar “Tempulli”. Ergys Markja, Dorjan Salla dhe Artur Demiri kanë rënë në pranga pasi u kapën në fshatin  Gocaj, duke transportuar lëndën në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike drejt Tiranës, me qëllim shitjen në doza, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, për dokumentimin e rastit dhe arrestimin e autorëve. Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Shkodër – Tiranë”, në fshatin Gocaj, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Renault” me të cilin dyshohej se po transportohej lënda narkotike. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë.;

operacioni tempulli

Sondazh

Poll