Politike

Prokuroria i kthen përgjigje KQZ: Kryetari i Bashkisë së Kuçovës rezulton i dënuar në Greqi (SHKRESA)

Në përgjigje që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se Hajdari është dënuar me  dënim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janinë.

13 Nëntor 2023, 11:01 Nga A.B
Prokuroria i kthen përgjigje KQZ: Kryetari i Bashkisë së
Kreshnik Hajdari

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar në shtetin grek. Në përgjigje që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se Hajdari është dënuar me dënim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janinë.

SHKRESA"

Në aktet e administruara dhe konkretisht referuar vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë/Gjykata Penale me Nië Anëtar, me Nr. 3286/23-6-1999 rezulton se: Në prani të të pandehurve ...14) Hajdari Kreshnik, i biri i RIZA dhe i HALIME, i lindur më 29-7-1982 në Berat, Shqipëri, puntor (i bashkëgjykuar i mitur), Gjykata shpall fajtor secilin nga personat madhorë të përgjegjshëm penalisht dhe shkaktar sejcilin nga personat e mitur të përgjegjshëm penalisht ("ka kryer një vepër") për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse (shkelje e nenit 4 §§ 1 dhe 3 te Ligjit 1975/1991).

Veprimet u konstatuan në Despotiko të Prefekturës së Janinës, më 23 Qershor 1999 në orën 02:30. Dënon secilin nga personat madhorë penalisht të pandehur, të shpallur fajtor me: Katër (4) muaj burgim.

Dënon secilin nga të pandehurit e mitur të shpallur fajtorë me: Masa riedukuese e qortimit.

Konverton në dënime me gjobë të gjitha dënimet me burg të vendosura tashmë më sipër të pandehurve të dënuar (të gjithë) dhe përcakton shumën e konvertimit për çdo ditë burgim në njëmijë e pesëqind (1500) dhrahmi.

Urdhëron dëbimin e menjëhershëm të të gjithë të pandehurve madhorë të huaj të dënuar me burg dhe më tej, pezullon për një kohë të pacaktuar (sipas nenit 90 parag.2 të Kodit Penal) dënimin me burg të dhëna ndaj tyre, me kusht që të ekzekutohet menjëherë dëbimi i tyre tashmë i urdhëruar.

Prokuroria i kthen përgjigje KQZ: Kryetari i Bashkisë së

Në zgjedhjet e 14 majit 2023, Hajdari i Partisë Socialiste fitoi bashkinë e Kuçovës me mbi 600 diferencë ndaj Lefter Maliqit të Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, teksa i treti u rendit Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike. Hajdari nuk e ka pranuar të ketë patur dijeni mbi dënimin, madje e konsideroi çështjen si administrative dhe se nuk e pengonte për të kandiduar dhe zgjedhur në krye të Bashkisë së Kuçovës me argumentin se nuk përbën elementet e deklarimit të detyrueshëm. 

Hajdari rezulton nën hetim edhe nga SPAK për akuzën e “Falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit” por edhe për një kallëzim nga Lefter Maliqi që kandidoi kundër tij në zgjedhje dhe që e akuzon për një sërë shkeljesh para, gjatë dhe pas zgjedhjeve në Kuçovë./Dosja.al

kreshnik hajdari

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll