Politike

Sulmet nga Izraeli, Igli Hasani: Nëna shqiptare me 4 fëmijë largohet nga Gaza

Hasani shkruan se familja shqiptare tashmë ndodhet e sigurtë në Egjipt dhe po vijojnë procedurat për të bërë kthimin në Shqipëri.

12 Nëntor 2023, 21:31 Nga I.A
Sulmet nga Izraeli, Igli Hasani: Nëna shqiptare me 4 fëmijë
Familja

TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka deklaruar se një familje shqiptare është larguar nga Gaza. Me anë të një postimi në Twitter, Hasani shkruan se familja shqiptare tashmë ndodhet e sigurtë në Egjipt dhe po vijojnë procedurat për të bërë kthimin në Shqipëri.

Postimi i Plotë:

Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës. Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri. Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks. Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza.

igli hasani

Sondazh

Poll