Politike

Bardhi mbledh sot në Kryesinë e Kuvendit grupin e PD, zbardhet njoftimi drejtuar deputetëve të opozitës

Mbledhja do të mbahet në orën 12:00, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit.

13 Nëntor 2023, 10:43 Nga A.B
Bardhi mbledh sot në Kryesinë e Kuvendit grupin e PD, zbardhet
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi do të mbledh ditën e sotme grupin parlamentar të PD-së. Mbledhja mësohet se do të mbahet në orën 12:00, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, mbledhje e grupit në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Pak ditë më parë deputetet e opozitës u ndaluan nga Garda e Republikës të futeshin në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Komisione, ndërsa zgjodhën më pas të futeshin duke kaluar nga dritaret. Ndërkohë, ditën e sotme të gjitha komisionet janë zhvilluar online, për të shmangur përplasjet me opozitën e cila prej disa kohësh i ka bllokuar./Dosja.al

gazment bardhi partia demokratike mbledhja e pd 13 nentor 2023

Sondazh

Poll