Aktualitet

VIDEO/ Sherr me grushte në Miami, 'Youtuber'-i shqiptar dhe influencuesi britanik konfliktohen në mes të rrugës

HSTikkyTokky ishte në një restorant në Miami ku ndodhej Zherka dhe të dy fillimisht u grindën. Youtuber-i po e shtynte influencuesin dhe më pas u përplasën fizikisht jashtë dyqanit në trotuar.

13 Nëntor 2023, 08:52 Nga A.B
VIDEO/ Sherr me grushte në Miami, 'Youtuber'-i shqiptar dhe
Sherri

SHBA-Një sherr i ashpër ka ndodhur në një rrugë të Majamit mes një Youtuber-i shqiptar dhe një influencuesi britanik. Grindja e tyre nisi përmes rrjeteve sociale.

HSTikkyTokky është një britanik 22-vjeçar, i njohur gjerësisht për videot e tij për jetën e tij të përditshme. Ai zakonisht shfaq programe fitnesi dhe ushqimi për audiencën e tij në TikTok, ndërsa transmeton gjithashtu përmbajtjen e tij në platformën Kick. Nga ana tjetër Zherka është një YouTuber dhe personalitet në internet shqiptaro-kanadez.

HSTikkyTokky ishte në një restorant në Miami ku ndodhej Zherka dhe të dy fillimisht u grindën. Youtuber-i po e shtynte influencuesin dhe më pas u përplasën fizikisht jashtë dyqanit në trotuar.

Përleshja e tyre ka qenë aq e fortë sa janë hedhur në rrugë para makinave dhe janë goditur me njëri-tjetrin. Videoja e sherrit që po bën xhiron e internetit është regjistruar nga dikush që ndodhej aty./Dosja.al

sherr ne shba hstikkytokky jon zherka

Sondazh

Poll