Sport

VIDEO / Klubi Vora reagon për atë çka ndodhi në ndeshjen mes ekipit të tyre dhe Apolonisë

Drejtuesit e klubit të Vorës në mbështetje të organeve të policisë për të zgjidhur këtë fajësi që sipas tyre është e pabazë, kanë sqaruar edhe më tej atë çfarë ka ndodhur në dëm të ekipit të Vorës

12 Nëntor 2023, 17:46 Nga DOSJA
VIDEO / Klubi Vora reagon për atë çka ndodhi në ndeshjen

TIRANE - Mesditën e djeshme në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Apolonisë dhe Vorës, ku skuadra fierake ka fituar me fitore minimale 2-1, ka patur shumë kontestime dhe në një moment të caktuar është goditur edhe gjyqtari Blerium Ziu me stol.

Drejtuesit e klubit të Vorës në mbështetje të organeve të policisë për të zgjidhur këtë fajësi, që sipas tyre është e pabazë, kanë sqaruar edhe më tej atë çfarë ka ndodhur në dëm të ekipit të Vorës nga gjyqtari krytesor i ndeshjes, duke vënë në dispozicion edhe pamje filmike. Në reagimin e tij klubi, nëpërmjet administratorit Ervin Kajo.

Reagimi i klubit Vora për ngjarjen në Fier!

Nga lajmet e shpërndara me shpejtesi në media per goditjen e arbitrit te 4 Blerim Ziri qe eshte goditur nga tifozët e KF Vora duam të sqarojmë opinionin publik për të vërtetën e ngjarjes

Në rradhë të parë jemi pranë arbitrit dhe urojmë sherim të shpejt

Ndeshja e programuar dje per javen e 11 te kategorisë parë ne 13:30 është zhvilluar në kushte skandaloze sigurie pa respektuar asnjë rregull të rregullores së FSHF-së, për zhvillimin e aktivitetit sportive.

Ndeshja brenda fushës në përgjithësi shkoi e rregullt deri ne minuten e 89 ku u akordua një penallti ne favor te Apollonisë të cilën para faullit lojtari tone, lojtari i Apollonisë e mori me dorë topin gjë për të cilën kemi dhe video.

Penalltia goditet akoma pa dalë lojtari i Vores nga fusha i cili ishte i ndeshkuar me karton të kuq gjë të cilën e ndalon rregullorja.

Megjithatë loja vazhdon dhe dy min më vonë ekipi i Vorës shënon po i anullohet goli pa asnjë lloj motivi vetëm mendja e arbitrit mund ta dijë pse. (edhe këtë rast e kemi të dokumentuar) në këtt moment stafi dhe trajneri po kerkonin sqarime nga arbitri i katërt dhe në këtë moment nga tribuna qëndrore jo nga krahu i tifozëve të Vorës po nga tribuna qëndrore u hodh një stol që goditi arbitrin Ziu. Në këtë moment ndërpritet loja dhe lojtarët e Apollonisë rrethojnë dy lojtarë të Vorës për ti goditur, gjë që e acaroi më shumë situatën.

Theksoj që gjatë gjithë kësaj kohë nuk ka asnjë stjuart as në fushë dhe as në stadium.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll