Politike

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Ramës ‘nuk i priste puna’, e kaloi në procedurë të përshpejtuar dhe të fshehtë

As Parlamenti as publiku nuk u njoftua për vendimin për t’u përballur me flukset migratore. Në marrëveshjen me hije dyshimi për transparencën e saj, kreu i qeverisë zbulohet se ka vepruar siç di vetë, duke ja vendosur vetë ‘vulën’.

11 Nëntor 2023, 23:49 Nga a.l
Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Ramës ‘nuk
Edi Rama Giorgia Meloni

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se nuk i priste puna dhe e kishte vendosur qysh më herët që marrëveshjen për emigrantët me homologen e tij italiane ta firmoste sa më shpejtë!

As Parlamenti as publiku nuk u njoftua për vendimin për t’u përballur me flukset migratore. Në marrëveshjen me hije dyshimi për transparencën e saj, kreu i qeverisë zbulohet se ka vepruar siç di vetë, duke ja vendosur vetë ‘vulën’.

Kështu ndodhi me ‘paktin’ e fundit që parashikon ngritjen në territorin e Shqipërisë të dy qendrave për pritjen e migrantëve.

Kryeministri mbërriti më datë 6 në Itali. Ndërkohë vendimi për marrëveshjen ka dalë direkt më datë 7. Mirëpo ligji parashikon që kjo lloj marrëveshjeje nuk mund të bëhet me procedurë të përshpejtuar pasi ka disa rende.

Në fillim duhet të rishikohet nga Ministria e Drejtësisë, e cila pasi jep përgjigjen kalon tek ministritë e tjera që kanë varësi, Ministria e Mbrojtjes, zyra juridike e kryeministrit e më pas tek sekretari i përgjithshëm i cili e fut atë në mbledhje qeverie! Marrëveshja gjithashtu duhet të këshillohet edhe nga konventat ndërkombëtare, procedurë e cila zgjat disa ditë.

Por kreu i qeverisë veproi në kundërshtim me ligjin, pasi i vuri ‘vulën’ marrëveshjes me procedurën e përshpejtuar. Ndërkohë ligji parashikon se nuk mund të bëhet VKM direkt pas një dite. VKM hidhet në fletoren zyrtare pas disa ditësh dhe më pas miratohet.

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Ramës ‘nuk
Dokumenti

Plotfuqitë për marrëveshjet ndërkombëtare

1. Përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë, të autorizuar për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pajisen me plotfuqi nga autoriteti kompetent pas miratimit në parim të projektmarrëveshjes nga Këshilli i Ministrave.

2. Përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë, të autorizuar për negocimin dhe parafimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të parashikuara në nenin 121, pika 1, të Kushtetutës, pajisen me plotfuqi.

3. Autoritetet kompetente për lëshimin e plotfuqive janë si më poshtë: a) kur marrëveshja ndërkombëtare që negociohet dhe/ose nënshkruhet është në emër të Republikës së Shqipërisë, plotfuqia lëshohet nga ministri i Punëve të Jashtme, pas autorizimit të dhënë nga Presidenti i Republikës; b) kur marrëveshja ndërkombëtare që negociohet dhe/ose nënshkruhet është në emër të Këshillit të Ministrave, plotfuqia lëshohet nga ministri i Punëve të Jashtme, pas autorizimit të dhënë nga Kryeministri; c) në rastet e përmendura në shkronjat "a" dhe "b", të kësaj pike, kërkesa për lëshimin e plotfuqisë i drejtohet autoritetit kompetent për lëshimin e autorizimit nga institucioni që ka iniciativën për lidhjen e marrëveshjes, të shoqëruar nga teksti i projektmarrëveshjes dhe një relacion shpjegues.

4. Ministria e Punëve të Jashtme përgatit plotfuqinë brenda shtatë ditëve pune nga data e marrjes së autorizimit nga autoriteti kompetent, sipas parashikimeve të shkronjave "a" dhe "b", të pikës 3, të këtij neni. Plotfuqia përgatitet në gjuhën shqipe, sipas formatit zyrtar, e vulosur me vulën e thatë dhe mund të shoqërohet me përkthimin në gjuhën angleze, të vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

5. Në përputhje me parashikimin e nenit 5, të këtij ligji, përjashtohen nga pajisja me plotfuqi për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare Presidenti, Kryeministri, ministri i Punëve të Jashtme, ambasadori i misionit diplomatik me shtetin ose organizatën ndërkombëtare ku është akredituar.

edi rama giorgia meloni

Sondazh

Poll