Politike

"Çdo produkt që vjen nga jashtë vendit është më i lirë se këtu"/ "Shqipëria bëhet" në Berat me blegtorët: Nuk mund të tatojmë bujqësinë

Banorët e fshatrave Drenovicë, Samaticë, Gorican, Kutalli, Pobrat dhe Rërëz kanë folur për problemet e tyre, duke u shprehur se qeveria nuk i ka mbështetur.

12 Nëntor 2023, 14:27 Nga h.k
"Çdo produkt që vjen nga jashtë vendit është
Adriatik Lapaj

BERAT-Lëvizja ‘"Shqipëria bëhet" ka vizituar këtë fundjavë disa fshatra në Berat, ku ka bashkëbiseduar me fermerët dhe blegtorët.

Banorët e fshatrave Drenovicë, Samaticë, Gorican, Kutalli, Pobrat dhe Rërëz kanë folur për problemet e tyre, duke u shprehur se qeveria nuk i ka mbështetur.

Drejtuesi i lëvizjes, Adriatik Lapaj sugjeroi subvencinimin si zgjidhje për pakënaqësitë e fermërëve.

"Subvencionimi i prodhimit. Nuk mund të tatojmë as në bujqësi, as në blegtori, as në peshkim as në bletari, sepse asnjë vend i zhvilluar normal nuk i taton. Përkundrazi, i subvencionon"

Florian Binaj nga lëvizja ‘Shqipëria bëhet’ theksoi se politikat janë të qëllimshme.

"Në gjithë këto vite si ka mundësi, të paktën për ne që jetojmë në kryeqytet, vjen më e lirë domatja nga Italia sesa domatja nga këtu. Çdo lllloj produkti na vjen më lirë nga jashtë shtetit, se nga vendi ynë, sepse politikat janë bërë të qëllimta", tha Binaj.

Edhe Etleva Merko ndau mendimin se cdo gjë duhet të bëhet në favor të qytetarëve, jo të pushtetarëve.

shqiperia behet

Sondazh

Poll