Aktualitet

Tentoi të trafikonte nga Shqipëria municion luftarak, vihet në pranga 54-vjeçari në Kakavijë (EMRI)

54-vjeçarit iu gjetën në çantë, 50 fishekë luftarak dhe një krehër pistolete, të cilët tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, në kundërshtim me ligjin.

12 Nëntor 2023, 11:29 Nga r.ll
Tentoi të trafikonte nga Shqipëria municion luftarak, vihet në
foto e municionit te sekuestruar

KAKAVIJË- Një 54-vjeçar është vënë në prangat e Policisë Kufitare Kakavije, pasi iu gjetën të fshehura në çantë, 50 fishekë luftarak dhe një krehër pistolete, të cilët tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, në kundërshtim me ligjin.

Në pranga ka përfunduar Niko Smaqi, ndërsa policia ka sekuestruar municionin luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, krahas punës së tyre të përditshme për ofrimin e një shërbimi të shpejtë dhe me etikë, qytetarëve në hyrje/dalje, është konstatuar një rast i tentativës për të trafikuar nga vendi ynë, municion luftarak.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua në vijë të dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi N. S. Nga kontrollet, në çantën e këtij shtetasi u gjetën 50 fishekë luftarak dhe një krehër pistolete, të cilët tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 54 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, municioni luftarak.'

niko smaqi

Sondazh

Poll