Aktualitet

E goditi me grushta dhe tentoi të qëllojë me thikë të afërmen, arrestohet një person në Devoll

E plagosura u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

12 Nëntor 2023, 08:54 Nga r.ll
E goditi me grushta dhe tentoi të qëllojë me thikë të
foto ilustruese

DEVOLL- Një person është arrestuar në Devoll pasi ka tentuar të godasë me thikë bashkëshorten e kushëririt.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Ponçarë të Devollit. Një person me iniciale J.Z. ka goditur me grushta bashkëshorten e kushëririt të tij, duke e plagosur atë në pjesën e fytyrës.

Po ashtu, ai ka marrë në dorë një thikë dhe ka tentuar ta godasë në trup. E plagosura u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

devoll

Sondazh

Poll