Aktualitet

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Përplasen dy makina, humb jetën një 25-vjeçar, plagosen 2 të tjerë (EMRI)

Raportohet se këta të fundit ndodhen në spital dhe janë në gjendje të rëndë për jetën.

11 Nëntor 2023, 21:57 Nga a.l
Aksident i rëndë në Bulqizë/ Përplasen dy makina, humb
Foto ilustruese

BULQIZË-  Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Esmetald Nika i cili nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve pas përplasjes së dy automjeteve, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, përkatësisht Ylli Rama dhe shtetasi D.S.

Raportohet se këta të fundit ndodhen në spital dhe janë në gjendje të rëndë për jetën. Policia nuk ka bërë ende një reagim zyrtar lidhur me aksidentin që  dyshohet se shkak është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara. 

'Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur "Mbikalimi Bulqizë", janë përfshirë në aksident automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Ylli Rami, dhe pasagjer shtetasin D. S., me automjetin tip "Volkswagen", me drejtues Esmerald Nika. Nga përplasja e automjeteve janë dëmtuar tre shtetasit e mësipërm, të cilët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra shtetasi Esmerald Nika, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.'- njofton policia.

aksident ne bulqize

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2023, 12:25 ermal vija

Siguria Kombëtare po jepet me koncension?

Baza ndihmëse e Limionit në Sarandë, është një nga 5 pikat kryesore në bregdetin shqiptar, ku Forca Detare ka hapësir&...