Aktualitet

U kapën me 3 kg kokainë/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, pjesë e grupit të trafikut të drogës

Gjatë kontrolleve u gjetën tre blloqe droge, mbi 3 kilogramë kokainë e pastër që nuk ishte prerë ende, ndërsa 40 gramë të tjera kokainë ishin gati për t'u hedhur në treg. 

12 Nëntor 2023, 10:05 Nga r.ll
U kapën me 3 kg kokainë/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali,
foto e droges e paketuar

ITALI-Një grup kriminal i përbërë nga italianë dhe shqiptarë që drejtonin një rrjet të shitjes së drogës në zonën e Perugias, janë goditur nga policia. Si pasojë, dy shqiptarë janë arrestuar në flagrancë.

Hetimi për transferimin përmes mashtrimit të sendeve me vlerë dhe shpërndarjen e drogës e çoi Policinë Financiare të Perugias të kontrollonte katër prona në Perugia dhe Bastia Umbra, të cilat ishin në dispozicion të të dyshuarve, shkruajnë mediat italiane. 

Gjatë kontrolleve u gjetën tre blloqe droge, mbi 3 kilogramë kokainë e pastër që nuk ishte prerë ende, ndërsa 40 gramë të tjera kokainë ishin gati për t'u hedhur në treg. Gjatë kontrollit u gjetën edhe një kilogram e 800 gram lëndë prerëse, e nevojshme për paketimin e dozave individuale dhe rreth 600 euro.

arrestohen 2 shqiptar ne itali

Sondazh

Poll