Aktualitet

Gjendet i pajetë emigranti në Devoll, dyshohet se ka vdekur nga i ftohti

Viktima është rreth moshës 40-45 vjeç, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin e tij si edhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjeko-ligjore.

12 Nëntor 2023, 08:20 Nga r.ll
Gjendet i pajetë emigranti në Devoll, dyshohet se ka vdekur nga i
foto ilustruese

DEVOLL- Një emigrant është gjetur i pajetë në fshatin Trestenik të Devollit në kufi me Greqinë. Sipas informacioneve mësohet se emigranti i paligjshëm ishte nga Siria dhe trupi i tij është gjetur nga policia dhe Frontex.

Sipas të dhënave paraprake në trupin e sirianit nuk janë gjetur shenja dhune, dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Viktima është rreth moshës 40-45 vjeç, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin e tij si edhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjeko-ligjore.

 

gjendet i pajet emigranti

Sondazh

Poll