Aktualitet

Parashikimi i motit/ E diela me shi dhe shtrëngata në jug dhe qendër të territorit, Alpet do të mbulohen nga dëbora

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën me dije se në zonat malore pritet të ketë reshje në formën e dëborës me intensitet të ulët në zonën e Alpeve dhe verilindje.

11 Nëntor 2023, 20:50 Nga A.TH
Parashikimi i motit/ E diela me shi dhe shtrëngata në jug dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Jugu dhe qendra e territorit shqiptar pritet të përfshihen të dielën nga rreshje me intensitet të lartë, madje në formën e shtrëngatave, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë intensitet mesatar.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën me dije se në zonat malore pritet të ketë reshje në formën e dëborës me intensitet të ulët në zonën e Alpeve dhe verilindje.

"Gjatë 24 orëve të fundit sasia më e lartë e reshjeve është regjistruar në qytetin e Lezhës dhe të Sarandës me 35mm reshje shiu. Në lartësinë mbi 1500 metra në verilindje dhe juglindje reshjet kanë qenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Ditën e Diel pritet që reshjet e shiut deri në orët e mesditës të jenë më intensitet të ulët e gradualisht të fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në qendër e në jug të vendit me intensitet deri të lartë në formën e shtrengatave shoqëruar me shkarkesa elektrike por afatshkurtra. Në majat e maleve në zonat malore reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët në zonën e Alpeve dhe verilindje. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë", njofton SHMU.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2023, 12:25 ermal vija

Siguria Kombëtare po jepet me koncension?

Baza ndihmëse e Limionit në Sarandë, është një nga 5 pikat kryesore në bregdetin shqiptar, ku Forca Detare ka hapësir&...