Aktualitet

Njëri në kopsht, tjetri në çerdhe, lëndohen dy të mitur në Tiranë, Policia nis hetimet

Policia e shtetit ka dalë ditën e sotme me një njoftim, ku bën të ditur se kanë ndodhur dy raste të ngjashme në një çerdhe dhe në një kopsht në Tiranë. 

11 Nëntor 2023, 13:11 Nga A.B
Njëri në kopsht, tjetri në çerdhe, lëndohen dy
Cerdhe

TIRANË- Pak ditë pas skandalit brenda kopshtit 'Stinët', ku u dhunua një 3-vjeçare, të tjera ngjarje po dalin në dritë. Policia e shtetit ka dalë ditën e sotme me një njoftim, ku bën të ditur se kanë ndodhur dy raste të ngjashme në një çerdhe dhe në një kopsht në Tiranë. 

Sipas uniformave blu, ditën e djeshme është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopësht në rrugën "Peti". Po në të njëjtën ditë, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën "Dalip Zavalani". Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI:

Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopësht në rrugën "Peti".

Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën "Dalip Zavalani". Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.

dhuna ne kopsht

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2023, 12:25 ermal vija

Siguria Kombëtare po jepet me koncension?

Baza ndihmëse e Limionit në Sarandë, është një nga 5 pikat kryesore në bregdetin shqiptar, ku Forca Detare ka hapësir&...