Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Fier, 27-vjeçari qëllohet në krah, Policia arreston autorin (EMRAT)

Arrestohet autori 28-vjeçari, Gentjan Vrenozi.

11 Nëntor 2023, 12:45 Nga A.B
Plagosje me armë zjarri në Fier, 27-vjeçari qëllohet
Foto ilustruese

FIER-Plagosje në fshatin Fermë Çlirim në Fier, ku 27-vjeçari, Mevlud Hasa ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Uniformat blu bëjnë me dije se shkak ka qenë një konflikt për motive të dobëta, ndërsa mësohet se policia ka arrestuar autorin 28-vjeçari, Gentjan Vrenozi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta, një 27-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon ndjekja për kapjen e tij. Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim. Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

plagosje ne fier gentjan vren mevlud hasa

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2023, 12:25 ermal vija

Siguria Kombëtare po jepet me koncension?

Baza ndihmëse e Limionit në Sarandë, është një nga 5 pikat kryesore në bregdetin shqiptar, ku Forca Detare ka hapësir&...