Aktualitet

"Italia dhe Shqipëria janë kushërinj"/ Marrëveshja për emigrantët, Rama imitohet në 'Fratelli di Crozza' (VIDEO)

Rama pyetet nga moderatori se çfarë do të bëjë Shqipëria që të hyjë në BE, më pas ai shton se Italia dhe Shqipëria janë kushërinj.

11 Nëntor 2023, 12:03 Nga A.B
"Italia dhe Shqipëria janë kushërinj"/ Marrëveshja
Aktori qe imiton Edi Ramen

ITALI- Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët ka shkaktuar shumë reagime si në vendin tonë ashtu dhe në atë fqinj. Së fundmi, në shfaqjen televizive Fratelli di Crozza, e cila transmetohet në kanalin Nove, është shfaqur një video me protagonist kryeministrin Edi Rama (aktor).

Në video duket sikur po zhvillohet një dialog mes Crozza dhe Ramës, që në thelb ka marrëveshjen me emigrantët. Rama pyetet nga moderatori se çfarë do të bëjë Shqipëria që të hyjë në BE, më pas ai shton se Italia dhe Shqipëria janë kushërinj.

"Italia dhe Shqiperia janë kusherinj dhe kur një kushëri kërkon, një gurore se keni kerkuar një gurore me 100 milione në vit për 5 vjet..."-thotë Rama. 

Gjatë gjithë këtij dialogu, ai ul kokën për të parë Melonin. 


DIALOGU:

Mirëmbrema kryeministër Rama!

Rama: Mirëmbrema Itali. Ne nuk themi BE ne dhe është (loje fjalesh UE me cè). Shqiperi është. Meloni është, Shqiperia është.

Meloni thërret (shikon poshte sikur shikon Melonin, ata e pyesin: ku shikon?), telefonata u nis ne Shqiperi, jam Edi, për çfare mund ë jem i dobishem.

(Nderhyrja: Pse cfare pune ben? Call center?)

RAMA: Me fal është zakon. Gjynah se oferta e telefonuesit ishte e mirë (okej, lere call center)

Rama: Lidhja me Italine është emocionale. Shqipëria është edhe pse nuk është në BE (ul kokën prape sikur shikon Melonin). Apo jo Giorgia?

Lëre mos shiko Giorgian. Me fal po cfare mendoni të bëni për të hyrë në BE?

Rama: Ne do t'i bëjme BE një propozim që nuk mund ta refuzojë

- Me fal si po flet keshtu?

Rama: Si nje familje, sepse Italia dhe Shqiperia janë kusherinj dhe kur një kushëri kërkon (ul kokën per Melonin), një gurore se keni kerkuar nje gurore me 100 milione ne vit per 5 vjet. Per te hedhur mbeturinat, Shqiperia ben biznes.

- si flet keshtu

Rama: Te me falin miqte e Italise se Jugut se e ngaterroj pak me shqipen se jane gjuhe te ngjashme

- Ne theks

Rama: po, le te themi theks. Shqipëria dhe Italia, jemi një familje e madhe, jemi njësoj te sjellshem, puthim duart, jemi te dy vendet ne nivelin e ekonomise familjare. Italia e para ne te dytet. Italia dhe Shqiperia una faccia una mazza (jo razza. Mazza eshte shkopi i golfit, i bejsbollit).

- Shkop golfi?

Rama- i vogel, shkop i vogel.

 

edi rama

Sondazh

Poll