Sport

Tragjedia në Superiore/ Policia: Dwamena, ndërroi jetë në fushë

Më pas, futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

11 Nëntor 2023, 15:27 Nga a.l
Tragjedia në Superiore/ Policia: Dwamena, ndërroi jetë në
Ambulanca

TIRANË- Policia ka konfirmuar vdekjen e sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena, i cili humbi ndjenjat gjatë ndeshjes në fushë. Sipas bluve, 28-vjeçari është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja, edhe menjëherë i ka ardhur ndihma e shpejtë nga mjekët. Më pas, futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes. 

raphael dwamena

Sondazh

Poll