Politike

“Mos më ndërprit, po flet me legjenda”, Ngjela ‘kapet’ me analistin: Më trego pse Franca tha “Jo” për negociatat

30 Tetor 2019, 21:42 Nga DOSJA
“Mos më ndërprit, po flet me legjenda”, Ngjela

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela ka debatuar me analistin Agron Gjekmarkaj..lidhur me veton e Francës, e cila sipas tij shkon më afër politikës ruse.

Ngjela, teksa ishte i ftuar në “Real Story” deklaroi se Veto e Macron mbështet politikën e Rusisë në Ballkan, ndërkohë që Agron Gjekmarkaj u shpreh menjëherë se kjo është një legjendë historike, por që kjo është kundërshtuar nga avokati, i cili ka thënë se ai nuk mund të jetë dakord, por jo ta cilësojë legjendë historike.

Gjekmarkaj: Bashkëpunimi i Francës me Rusinë, në një farë mënyre është legjenda historike.

Ngjela: Si mund të jetë legjendë historike, kur na ka marrë 60 për qind të territorit. Franca ka qenë kundër.

Gjekmarkaj: Mos e fut Francën, Franca ka ndikuar në pavarësinë e Kosvoës.

Ngjela: Nëse do t’i qëndroni logjikës time, më tregoni cila ka qenë arsyeja që ka thënë jo, nëse nuk më jepni arsye, qëndron arsyeja ime. Të më thuash mua janë legjenda, kundërshtarët e Shqipërisë.

Gjekmarkaj: Atë s’e përcakton ti.

Ngjela: Mos e përmend më.

Gjekmarkaj: Mos më ndërprit më, po flet me legjenda historike. Franca ka kontribute për pavarësinë e Kosovës.

Ngjela: Mos më thuaj mua legjenda historike. Thuaj nuk jam dakord, por jo legjenda historike, pasi e njoh mirë historinë. Mua më trego cila është arsyeja që tha jo.

Gjekmarkaj: Franca ka kontribut në lirinë e Kosovës. Më lejo të vazhdoj arsyetimin. Franca mbajti qëndrimin siç e mbajti Holanda, Danimarka dhe deri diku Spanja.

Ngjela: Mos më trego kontributin në pavarësinë e Kosovës. Nuk flas më.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj spartak ngjela agron gjekmarkaj spartak ngjela

Sondazh

Poll