Politike

Hapet zyra e misionit të posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev, Cakaj: Të angazhuar për një kryesi të suksess

30 Tetor 2019, 14:46 Nga DOSJA
Hapet zyra e misionit të posaçëm të Republikës

TIRANË– Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka njoftuar se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e misionit të Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev, Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”,  Cakaj shkruan se qëllimi i këtij projektvendimi është përmbushja e një ndër prioriteteve kryesore të Kryesisë shqiptare të rradhës së OSBE-së, që ka të bëjë me situatën në, dhe përreth Ukrainës, krahas konflikteve të tjera të zgjatura të cilat janë fokus të kësaj organizate.

Ky vendim sipas Cakaj është shprehje e përkushtimit të Shqipërisë për të qëndruar në lartësinë e detyrës përgjatë Kryesisë së OSBE-së 2020.

Shqipëria si vend kryesues i OSBE-së e ka me rëndësi madhore të përcjellë, së pari, tek pala ukrainase mesazhin e rëndësisë dhe vëmendjen që i jep adresimit me qëllim zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, dhe së dyti, tek 56 shtetet anëtare të OSBE-së.” shprehet Cakaj në postimin e tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj gent cakaj

Sondazh

Poll

Politike 30 Tetor 2019, 11:10

TIRANË– Kreu i qeverisë Edi Rama ka shijuar paraditen duke ngarë një makinë automatike. Duke qënë se Rama e ka deklaruar gjithmonë se nuk ka patentë ka zgj...