Politike

I dënuar në Greqi, Agim Kajmaku zgjedh të heshtë, Bashkia Vorë në punë si normalisht

30 Tetor 2019, 15:44 Nga DOSJA
I dënuar në Greqi, Agim Kajmaku zgjedh të heshtë, Bashkia

Abc News është përpjekur të kontaktojë kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku por ky i fundit nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim duke shmangur edhe vajtjen në zyrën e tij. Nga vëzhgimi i kryer nga Abc News mësohet se ndërkohë që situata është e paqartë për kryebashkiakun Kajmaku, në institucionet e pushtetit vendor vazhdon të punohet.

Nga biseda me sekretaren e zyrës së kryebashkiakut të Vorës, mësuam se institucioni i Bashkisë ka vazhduar normalisht dhënien e shërbimeve, madje edhe vetë qytetari i Vorës nuk ka munguar asnjë ditë, përveç kësaj të mërkure që ka zgjedhur të mos përballet me median.

Këtë e tregoi edhe heshtja ndaj mesazheve dhe telefonatave të redaksisë së Abc News. Madje edhe nga automjeti që përdor rëndom kryebashkiaku Agim Kajmaku u pa të zbriste vetëm shoferi i tij.

Të heshtin kanë zgjedhur edhe një pjesë e qytetarëve të Vorës. Të tjerë ngrenë supet për rrugën që do të zbardhë të vërtetën e kryebashkiakut të tyre. Megjithatë zgjedhjet nuk i refuzojnë nëse Agim Kajmaku detyrohet të lërë detyrën.

Përtej asaj që pretendojnë banorët e Vorës, kryebashkiaku është në pritje të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që në datë 1 Nëntor do të shqyrtojë rezultatin e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik Agim Kajmaku i cili rezulton të jetë i njëjti që ka mbajtur edhe emrin Jorgo Toto që kishte probleme të hapura me drejtësinë greke deri në Shtator të këtij viti.

Fshehja e këtij informacioni mund të mos lejojë vazhdimin e detyrës si qytetar i parë i Bashkisë Vorë.

Marrë nga ABC News Albania

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut ne greqi denimi i agim kajmakut ne greqi agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut ne greqi denimi i agim kajmakut ne greqi

Sondazh

Poll

Politike 30 Tetor 2019, 11:10

TIRANË– Kreu i qeverisë Edi Rama ka shijuar paraditen duke ngarë një makinë automatike. Duke qënë se Rama e ka deklaruar gjithmonë se nuk ka patentë ka zgj...