Politike

I dhuroi ikonën “Ngjallja e Llazarit” UNESCO-s, qeveria shqiptare anulon vendimin

30 Tetor 2019, 17:49 Nga DOSJA
I dhuroi ikonën “Ngjallja e Llazarit” UNESCO-s, qeveria

TIRANË- Qeveria Shqiptare ka anuluar një vendim të marrë nga vet ajo gati një vit më aprë, për t’i dhuruar UNESCO-s ikonën “Ngjallja e Llazarit”. Vendimi është marrë sot dhe ikona nuk do mund të bëhet pronë e UNESCO-s.

“Shfuqizimin e vendimit nr.564, datë 29.9.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin UNESCO-s të ikonës “Ngjallja e Llazarit”, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë”, shkruhen në vendimin e firmosur nga Edi Rama.

VENDIMI I PLOTË

VENDIM PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.564, DATË 29.9.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHURIMIN UNESCO-S TË IKONËS “NGJALLJA E LLAZARIT”, NË KUADËR TË 60-VJETORIT TË ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË NË KËTË ORGANIZATË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 113, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Shfuqizimin e vendimit nr.564, datë 29.9.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin UNESCO-s të ikonës “Ngjallja e Llazarit”, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë”.

2. Ngarkohet Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhurata per unesco-n ngjallja e llazarit vendimi i qeverise dhurata per unesco-n ngjallja e llazarit vendimi i qeverise

Sondazh

Poll