Politike

Presidenti i PE vizitë zyrtare në Tiranë, Balla: Mirënjohës për mbështetjen e tij

30 Tetor 2019, 18:17 Nga DOSJA
Presidenti i PE vizitë zyrtare në Tiranë, Balla:

TIRANË- Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri në muajin dhjetor në datën 2 dhe 3.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të lajmit se Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vizitojë Shqipërinë në fillim të muajit dhjetor.

Përmes një postimi në Twitter Balla shpreh mirënjohjen e tij për presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, i cili është shprehur se Shqipëria duhet të kishte marrë një “Po” nga BE për negociatat.

“Parlamenti Europian tregoi angazhim të plotë në vazhdimësinë e zgjerimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Mirënjohës Presidentit të Parlamentit Europian për mbështetjen e tij në favor të fillimit të menjëhershëm të bisedimeve për anëtrësim të Shqipërisë dhe Maqedonisës së Veriut me Bashkimin Europian”, shkruan Balla.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike david sassoli david sassoli ne tirane taualant balla david sassoli david sassoli ne tirane taualant balla

Sondazh

Poll