Aktualitet

Shkodër/ Babai kallëzon 58 vjeçarin: Më ngacmoi seksualisht vajzën 9-vjeçare

Ka qenë babai 41-vjeçar që ka bërë denoncimin duke thënë se ai e ka ngacmuar në rrugë 9 vjeçaren.

11 Nëntor 2023, 10:54 Nga A.B
Shkodër/ Babai kallëzon 58 vjeçarin: Më ngacmoi
Policia

SHKODËR- Një 58 vjeçar është kallëzuar në policinë e Shkodrës për ngacmim seksual ndaj një të miture. Ka qenë babai 41-vjeçar që ka bërë denoncimin duke thënë se ai e ka ngacmuar në rrugë 9 vjeçaren.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 58 vjeç, pasi ka kallëzuar një 41-vjeçar se ky shtetas dyshohet se i ka ngacmuar seksualisht, në rrugë, vajzën 9 vjeçe. Vijojnë hetimet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

ngacmim seksual ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll