Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, probleme në segmentet nacionale dhe rurale
Rruga TIRANË- Moti i keq ka lënë pas disa problematika. Reshjet e dendura të shiu të cilët kanë vijuar prej ditësh ...
Pas hekurave ra shtetasi me inicialet F. N., banues në Rrëshen, pasi u kap duke lëvizur në qytet, i armatosur me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.
MIRDITË- Një 32-vjeçar nga Rrësheni ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet F. N., banues në Rrëshen, pasi u kap duke lëvizur në qytet, i armatosur me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.
NJOFTIMI I POLICISE
Kontrolle intensive në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë. Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje, në qytetin e Rrëshenit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe krehri i saj me fishekë.
Në zbatim të planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, plan i cili inicioi ditën e djeshme, operacionin policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e FNSh Tiranë, kanë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e rrethit dhe si rezultat;
U arrestua në flagrancë shtetasi F. N., 32 vjeç, banues në Rrëshen, pasi u kap duke lëvizur në qytet, i armatosur me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit M. Ll., 36 vjeç dhe V. Ll., 41 vjeç, vëllezër, të dy banues në Rrëshen, pasi nga kontrollet në banesa iu janë gjetur një armë sportive dhe një sasi fishekësh që posedoheshin pa leje.
Armët dhe municioni janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Rruga TIRANË- Moti i keq ka lënë pas disa problematika. Reshjet e dendura të shiu të cilët kanë vijuar prej ditësh ...
Momenti i arrestimit VLORË- Një 38 vjeçar nga Vlora u arrestua të premten pasi nuk iu bind patrullës së policisë ...
Policia BERAT- Kontrolle në qytetin e Beratit. Aksioni policor, ku janë përfshirë të gjitha strukturat e DVP-së Berat ka nisu...
Elsa Lila TIRANË- Këngëtarja Elsa Lila ka qenë në podcastin me kryeministrin Edi Rama, ku ka folur gjatë për jetën ...
Arjanit Rizaj EKUADOR- Ky është Arjanit Rizaj, shqiptari që u qëllua për vdekje brenda automjetit të tij që e kishte par...
Moti TIRANË- Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave ku herë pas here do të jenë në...
Fshati Papër Sollak ELBASAN- Fshati Papër Sollak në Elbasan është pa rrugë e urë prej kohësh. Banorët që ...
Zejnebi Dervishi TIRANË- Në Tiranë, zonja Zejnebi Dervishi është një pensioniste, e cila para një viti ka pësuar nj...
TIRANË- Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan është drejtuar nëna e një djali maturant q...
DIMAL- Dhe jetuan përgjithmonë të lumtur. Kështu mbyllen përrallat, të cilat kanë gjithmonë një fund të lumt...