Aktualitet

Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, probleme në segmentet nacionale dhe rurale

Gurët e përmasave të mëdha kanë rënë në rrugë si dhe në kanalet anësore.

11 Nëntor 2023, 09:44 Nga A.B
Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, probleme
Rruga

TIRANË- Moti i keq ka lënë pas disa problematika. Reshjet e dendura të shiu të cilët kanë vijuar prej ditësh kanë sjellë probleme në disa segmente të rrugëve nacionale dhe rurale. Për pasojë ka patur rrëshqitje të gurëve, të cilat po rrezikojnë kalimin e automjeteve. Top Channel raporton se Rruga e Arbrit po përballet me sasi gurësh të rëna në rrugë.

Gurët e përmasave të mëdha kanë rënë në rrugë si dhe në kanalet anësore. Për këtë arsye janë bllokuar kanalet dhe uji ka vërshuar në rrugë./Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll