Aktualitet

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen 14-vjeçare, ndalohet shoferi i furgonit në Përmet

Mësohet se shoferi ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeçare.

10 Nëntor 2023, 21:50 Nga I.A
Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen 14-vjeçare, ndalohet
Policia

PËRMET- Shoferi i autobusit të shkollës 9-vjecare "Kamber Bënja" në Përmet është arrestuar mbrëmjen e sotme për ngacmim seksual. Mësohet se shoferi ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeçare.

E mitura fillimisht ia ka treguar ngacmimin seksual mësueses së saj. Nxënësja është shpehur se shoferi i quajtur Nikolin.J, kishte kohë që e ngacmonte, madje dhe kishte arritur që ta prekte fizikisht.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Këlcyrë pas kallëzimit të bërë nga një 14-vjeçare se drejtuesi i furgonit që transportonte nxënës shkolle, e kishte ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme përreth 1 viti, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i punës, është bërë kapja e shtetasit N. J., 36 vjeç, banues në fshatin Katundisht, Këlcyrë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë ndalimi i tij për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

nikolin.j

Sondazh

Poll