Aktualitet

Lidhje me Dritan Rexhepin?/ Ekzekutohet 53-vjeçari shqiptar në Ekuador (EMRI)

Shqiptari i identifikuar si Arjanit Rizaj, rreth 53 vjeç, ka shoqëruar bashkëshorten në spital sepse babai i saj ishte i shtruar. Rizaj dyshohet se është sulmuar nga persona të cilët kanë mbërritur me një motoçikletë. Sipas informacioneve paraprake nga Policia Kombëtare, ata kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.

10 Nëntor 2023, 19:49 Nga I.A
Lidhje me Dritan Rexhepin?/ Ekzekutohet 53-vjeçari shqiptar në
Vendi i vrasjes

EKUADOR- Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri teksa po pushonte në një automjet jashtë spitalit Luis Vernaza, në Guayaquil te Ekuadorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30

Shqiptari i identifikuar si Arjanit Rizaj, rreth 53 vjeç, ka shoqëruar bashkëshorten në spital sepse babai i saj ishte i shtruar. Rizaj dyshohet se është sulmuar nga persona të cilët kanë mbërritur me një motoçikletë. Sipas informacioneve paraprake nga Policia Kombëtare, ata kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.

Familjarët tentuan ta shtronin me urgjencë burrin në spitalin Luis Vernaza, por më pas ai u dërgua në klinikën Panamericana, ku për shkak të plagëve të marra humbi jetën. Më pas janë kryer procedurat mjeko-ligjore, si analiza e vendit të ngjarjes dhe transferimi i trupit në Laboratorin e Krimit.

Duke u marrë në pyetje nga policia, bashkëshortja e 53-vjeçarit, ka deklaruar se i shoqi nuk punonte sepse ishte pa dokumente. Ndërkohë që se si jetonin, ajo tha se i ndihmonin të afërmit nga Shqipëria dhe Kanadaja. Po ashtu gruaja u tha oficerëve se nuk e dinte motivin e sulmit. Kjo ngjarje ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Dritan Rexhepi u arrestua në Turqi, por lajmi për kapjen e tij u përhap më 10 nëntor.

Arrestimi i Dritan Rexhepit në Turqi

Arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi, i akuzuar si kreu i një karteli ndërkombëtar droge. Lajmin e kanë dhënë autoritetet turke, të cilat publikuan edhe pamje nga arrestimi i shqiptarit të shumëkërkuar. Ai mbante pasaporte false me emrin Benjamin Omar Perez Garcia. Rexhepi, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz, është arrestuar pas një operacioni të zhvilluar në qytetin turk nga autoritetet italiane dhe shqiptare. Ai akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Amerika e Jugut drejt Europës. Ndaj tij rëndojnë edhe akuzat e vrasjes me dashje dhe rrëmbimit të personit, falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje pa leje. Vendndodhja e drejtuesit të kartelit u përcaktua si rezultat i punës së përbashkët të kryer nga policia turke, Dega Kundër Krimeve Narkotike në Stamboll, Dega e Inteligjencës, Dega Kundër Kontrabandës dhe Kalimit Kufitar të Emigrantëve dhe shkëmbimit të informacionit me Policinë Italiane.

arjanit rizaj dritan rexhepi ekzekutohet arjanit rizaj ne ekuador

Sondazh

Poll