Aktualitet

Tymueset në Kuvend, pezullohen nga detyra 4 punonjës të Gardës

Mësohet se gardistët nuk arritën që të ndalonin tymueseve në seancën plenare që u mbajt ditën e djeshme.

10 Nëntor 2023, 18:40 Nga I.A
Tymueset në Kuvend, pezullohen nga detyra 4 punonjës të
Kuvendi

TIRANË- Katër gardistë të Kuvendit të Shqipërisë janë poezulluar ditën e sotme nga detyra. Mësohet se gardistët nuk arritën që të ndalonin tymueseve në seancën plenare që u mbajt ditën e djeshme. Gardistët janë pezulluar për neglizhimi i detyrës. Ende nuk dihen emrat e gardistëve që janë pezulluar ditën e sotme nga detyra. 

Në seancën plenare ditën e djeshme, deputeti Saimir Korreshi ndezi disa tymuese në Kuvend, që shkaktuan dhe mosvazhdimin e seancës plenare. Tymset u futën nga deputetet Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti, nëpërmjet çantave të tyre. 

pezullohen 4 gardiste

Sondazh

Poll