Aktualitet

VIDEO/ Vrasja e Rizajt, dëshmitarët që panë çdo detajë: Po i rrjedh shumë gjak, thirrni policinë

Sipas të dhënave të policisë, Rizaj priste priste gruan e tij, e cila ndodhej në spital, duke vizituar të atin.

10 Nëntor 2023, 21:12 Nga I.A
VIDEO/ Vrasja e Rizajt, dëshmitarët që panë çdo
Vrasja

EKUADOR- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e shqiptarit Arjanit Rizaj në Ekuador. 53-vjeçari ka marrë të paktën 9 goditje plumbash nga një armë zjarri e kalibrit 9 milimetra mbrëmjen e djeshme. Sipas të dhënave të policisë, Rizaj priste priste gruan e tij, e cila ndodhej në spital, duke vizituar të atin.

"Po i rrjedh gjak deri në vdekje! Kujdesu për të! Thirrni Policinë", kështu bërtitën disa persona të cilët natën e kësaj të enjte, ishin dëshmitarë të vrasjes së shqiptarit Rizaj Arjanit,

Autorët kanë mbërritur me motoçikletë dhe pasi kanë kryer ngjarjen e përgjakshme janë larguar me të njëjtin mjet me të cilin kanë mbërritur. Qytetarët që kanë vëzhguar ngjarjen tragjike janë larguar të tmerruar, të tjerë i janë afruar viktimës dhe kanë tentuar ta ndihmojnë, e kanë zbritur nga makina dhe e kanë çuar në derën e urgjencës, por pasi nuk ka marrë shërbim e kanë transferuar në një tjetër spital ku vdiq pak minuta pasi arriti.

arjanit rizaj ekzekutohet arjanit rizaj ne ekuador

Sondazh

Poll