Aktualitet

Nuk iu bind patrullës së policisë dhe tentoi të 'arratisej' me makinë, Forcat Shqiponja ndalojnë personin e armatosur në Vlorë

Nuk bëhet ende me dije identiteti i të arrestuarit, ndërsa pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur detaje nga arrestimi. 

10 Nëntor 2023, 15:21 Nga a.l
Nuk iu bind patrullës së policisë dhe tentoi të
Foto ilustruese

VLORË-  Një person është arrestuar në Vlorë mesditen e kësaj të premteje. Mësohet se personi nuk i është bindur patrullës dhe forcave të policisë dhe është përpjekur të arratiset me automjet.

Më pas ai është ndaluar nga Forcat Shqiponja. Gjatë kontrollit në automjet, atij iu gjet një pistoletë. Nuk bëhet ende me dije identiteti i të arrestuarit, ndërsa pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur detaje nga arrestimi. 

policia ne vlore

Sondazh

Poll