Aktualitet

Mes të arrestuarve në operacionin “Sundimi i ligjit”, Kristian Fermosi i akuzuar për atentat ndaj ish-Drejtorit të ALUIZNI-t

Kiri ka qënë drejtor i ALUIZNI-t në Shkodër, mirëpo rezulton se ka qënë dhe i akuzuar për një vrasje. Atë të Marjan Martinit.

10 Nëntor 2023, 14:59 Nga h.k
Mes të arrestuarve në operacionin “Sundimi i ligjit”,
Ne foto eshte shenjestra e atentatit Ardian Kiri

SHKODËR-Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” mes 25 të arrestuarve është arrestuar dhe Kristian Fermosi, i akuzuar për atentatit ndaj ish- drejtorit të ALUIZN-it Ardian Kiri.  Ai u përplas me Kristian Fermosin, konflikt i cili u përshkallëzua dhe me ndërhyrjen e vëllait të Kirit, Davidit.

Kiri ka qënë drejtor i ALUIZNI-t në Shkodër, mirëpo rezulton se ka qënë dhe i akuzuar për një vrasje. Atë të Marjan Martinit. Martini është vrarë në vitin 2013 në fshatin Gur i Zi.

Në atë kohë, u raportua se Martini vdiq aksidentalisht, pasi dy grupe të rinjsh ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në Shkodër disa kohë më parë, ku nuk ka asnjë të dhënë konkrete për rrethanat, por që Fermosi mendohet t’i ketë zenë prite Kirit për ta vrarë, por atentati ka dështuar.

operacioni sundimi i ligjit

Sondazh

Poll