Aktualitet

U arrestua në kuadër të operacionit 'Sundimi i ligjit'! Kush është Mërgim Lazri, i dyshuar si autor i vrasjes së arkitektit italian

I kërkuari Lazri rezultontet si një person i përfshirë në trafik të lëndve narkotike dhe në vjedhje. Në rrjetet e tij sociale dibrani 26-vjeçar reklamonte një jetë mes parave dhe pasionit për armët.  

10 Nëntor 2023, 13:51 Nga h.k
U arrestua në kuadër të operacionit 'Sundimi i ligjit'!
Pamjet nga operacioni

TIRANË-Mërgim Lazri është 26-vjeçari i arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai njihet si një nga tre shqiptarët të cilët kryen vrasjen në bashkëpunim në Qershor të vitit 2021 ndaj  arkitektit 50-vjeçar, Roberto Mottura. Në vrasjen e arkitektit, i cili u ekzekutua gjatë një grabitje në shtëpinë e tij, dy shqiptarët e tjerë që morën pjesë ishte Flogert Syla dhe Emirjon Margjini. Ky i fundit pranoi gjatë senacës së Tetorit 2021 autorsinë e krimit dhe dy shqiptarët e tjerë u liruan, ku më pas u shpallën sërish në kërkim.

I kërkuari Lazri rezultonte si një person i përfshirë në trafik të lëndve narkotike dhe në vjedhje. Në rrjetet e tij sociale 26-vjeçar reklamonte një jetë mes parave dhe pasionit për armët.  

U arrestua në kuadër të operacionit 'Sundimi i ligjit'!
Mergim Lazri

Në një fotografi ai mban një pushkë, në një tjetër një pistoletë të kalibrit 22, si ajo e përdorur për të qëlluar dhe vrarë arkitektin dhe para tij janë disa kartëmonedha 500 euro pranë 3 iPhone -ve.

Kujtojmë se arkitekti ndërroi jetë gjatë grabitjes që ndodhi në vilën e tij në rrugën Campetto 33, natën midis 9 dhe 10 qershorit 2021, nga sulmi që iu bë nga banda e shqiptarëve. I goditur në arterien femorale, arkitekti e humbi jetën para syve të gruas dhe djalit të tij 12 vjeç. Gjykata e Torinos e liroi pas mbajtjes së autorsisë Lazrin disa muaj më vonë. 

mergim lazri operacioni sundimi i ligjit

Sondazh

Poll