Aktualitet

Po pret ende çmimin Nobel? Kadare: I rëndësishëm jo për mua, por për kulturën shqiptare

Kadare tha se janë marrëveshje të vogla me pak rëndësi pasi Italia dhe Shqipëria janë më të bashkuara se kurrë.

10 Nëntor 2023, 13:29 Nga r.ll
Po pret ende çmimin Nobel? Kadare: I rëndësishëm jo
ismail kadare

TIRANË- Shkrimtari Ismail Kadare ka dhënë opinionin e tij lidhur me marrëveshjen me Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e refugjatëve, ku tha se janë marrëveshje të vogla me pak rëndësi pasi dy vendet janë më të bashkuara se kurrë.

Kadare u pyet edhe për çmimin Nobel, për të cilin është kandidat prej dyzet vjetësh, por nuk e ka fituar. 

Për vite e vite keni qenë kandidat për çmimin Nobel, i cili nuk arrin kurrë. A jeni ende duke pritur për të?

"Jo, jam i mërzitur. Nuk e kam menduar prej vitesh. Nuk është e rëndësishme për mua si shkrimtar, por për kulturën shqiptare. Më vjen keq për njerëzit e mi që e meritojnë”, ka thënë shkrimtari i njohur për "La Stampa". 

ismail kadare nobel

Sondazh

Poll