Aktualitet

Përdorte fenelina policie, ndëshkohet me gjobë ministrja Delina Ibrahimaj

Në momentin e ndëshkimit, në drejtim të makinës ka qenë shoferi i ministres.

10 Nëntor 2023, 13:10 Nga A.B
Përdorte fenelina policie, ndëshkohet me gjobë ministrja Delina
Ibrahimaj

TIRANË- Policia e Shtetit ka gjobitur me 40 mijë Lekë Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj. Shkak sipas policisë, është fakti se në makinën tip Benz ngjyrë e bardhë të sajën “përdorte fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme”. 

“Njoftim i Rëndësishëm! Sot kemi ndërmarrë masa të rrepta ndaj disa mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në mesin e tyre janë edhe automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet. Në videon tonë, mund të shihni se si këto mjete, përfshirë ato që përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, janë trajtuar sipas ligjit. Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. Nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore!”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, në letër lexohet se ministrja ka rënë dakord që të paguajë dyfishin e gjobës. 

Përdorte fenelina policie, ndëshkohet me gjobë ministrja Delina

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll