Politike

Pas Greqisë, Rama nesër vizitë zyrtare në Itali, takohet me kryeministrin Conte

30 Tetor 2019, 11:36 Nga DOSJA
Pas Greqisë, Rama nesër vizitë zyrtare në Itali, takohet me

ITALI– Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e sotme për në Itali, ku edhe do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Gjatë vizitës së tij kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me homologun e tij italian Giuseppe Conte-n.  

Vizita e fundit që Rama ka bërë në Itali, është plot dy vite më parë, kohë kur vendi fqinjë drejtohej nga kryeministri Paolo Gentiloni.

Vetëm disa javë më parë Conte ishte në Shqipëri, ku edhe shprehur gjithë mbështetjen e tij në procesin e negociatave duke garantuar për vazhdimësinë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

Ndërsa ditën e djeshme, numri një i maxhorancës shqiptare ishte në Greqi, ku gjithashtu takoi homologun e tij Mitsotakis, me të cilin diskutoi lidhur mbi disa prej temave të nxehta që prej kohësh kanë shkaktuar konflikte mes dy vendeve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne itali giuseppe conte vizitë në tiranë edi rama edi rama ne itali giuseppe conte vizitë në tiranë

Sondazh

Poll

Politike 30 Tetor 2019, 11:10

TIRANË– Kreu i qeverisë Edi Rama ka shijuar paraditen duke ngarë një makinë automatike. Duke qënë se Rama e ka deklaruar gjithmonë se nuk ka patentë ka zgj...