Aktualitet

Buxheti 2024/ Rama: Do të ketë rritje rrogash për 30 mijë mësues

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama mëngjesin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjete sociale.

10 Nëntor 2023, 08:49 Nga r.ll
Buxheti 2024/ Rama: Do të ketë rritje rrogash për 30 mijë
edi rama

TIRANË-Mbi 30 mijë mësues do të përfitojnë rritje rroge me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama mëngjesin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjete sociale.

“Mirëmëngjes dhe dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Prioritet në buxhetin e vitit të ardhshëm ka arsimi, shëndetësia, turizmi, bujqësia, infrastuktura dhe energjia. Investimet publike do të marrin pjesën më të madhe të financimit, 128.5 miliardë Lekë. Gjithashtu në projektbuxhetin e vitit 2024 financohet indeksimi i pensioneve për një shifër totale në dy vitet e fundit prej 25 miliardë Lekësh.

edi rama

Sondazh

Poll