Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

10 Nëntor 2023, 07:32 Nga r.ll
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme
foto ilustruese

SHQIPËRI- Një tjetër sistem vranësirash pritet të zhvillohet në territorin shqiptar, duke sjellë reshje të dendura shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të dendura reshjet paraqiten në ultësirën perëndimore duke raportuar edhe përmbytje në shumë qytete.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e shirave me intensitet mesatar dhe të lartë në të gjithë territorin e vendit, pritet dobësim i reshjeve vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por maksimalet do të pësojnë 2 gradë rënie duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

parashikimi i motit 10 nentor 2023

Sondazh

Poll