Politike

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, Balluku: Nuk është përfundimtare, do kalojë në parlament për tu ratifikuar

Soreca tha se ka marrë tekstin e marëveshjes para dy ditësh dhe po bëjnë vlerësimin.

9 Nëntor 2023, 11:50 Nga A.B
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, Balluku: Nuk
Belinda Balluku

TIRANË- Marrëveshja e firmosur me Italinë për emigrantët do të kalojë në parlament dhe nuk është në fazën përfundimtare. Kështu u shpreh ditën e sotme zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, ndërkohë ambasadori Soreca tha se ka marrë tekstin e marëveshjes para dy ditësh dhe po bëjnë vlerësimin.

“Marrëveshja e firmosur nga kryeministri në Romë ka kaluar në qeveri të gjithë procesin e parashikuar dhe do të shkojë në parlamentin shqiptar për tu ratifikuar. Nuk është marrëveshje e cila ka përfunduar rrugëtimin e saj. Kryeministri ka bërë të qartë dhe askush nuk duhet të shqetësohet as për qëllimin dhe as kornizën juridike të saj pasi respekton të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimin e palëve. Si do të funksionojë prona, kush do ta administrojë dhe sa do të zgjasë. Ne jemi një vend që na ndan 70 milje dhe kur vjen fjala për solidaritet jemi solidar me një vend strategjik dhe të pazëvendësueshëm si shteti Italian. Na vjen keq që merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve. Është rrugë e gjatë. Do ta shkojë në parlament. Do ta dëgjoni në komisione. Do jetë transparente dhe secili mund ta lexojë” tha zv/kryeministrja Balluku në konferencë për median.

belinda balluku

Sondazh

Poll