Politike

“Po hetohet rreth rolit i Metës për ‘CEZ-DIA’”, Klodiana Lala: Prokuroria kërkoi informacione nga SHBA

Lala u shpreh se Meta është paraqitur në SPAK sot në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me aferën CEZ-DIA.

8 Nëntor 2023, 21:32 Nga I.A
“Po hetohet rreth rolit i Metës për
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje lidhur me vizitën e ish-Presidentit Ilir Meta në SPAK ditën e sotme. E ftuar në emisionin "Open" në News24, Lala u shpreh se Meta është paraqitur në SPAK sot në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me aferën CEZ-DIA. Ajo zbuloi se SPAK po heton rreth rolit të kryetarit të Partisë së Lirisë për këtë çështje, ndërsa u shpreh më tej se prokuroria ka kërkuar informata përmes një letërporosie nga SHBA për këtë çështje.

“SPAK e ka thirrur Metën për të dytën herë lidhur me aferën CEZ-DIA, çështje e nisur në vitin 2019. Meta është pyetur sot në cilësinë e deklaruesit. Kjo do të thotë se SPAK ende nuk e ka regjistruar Metën si person i cili është i pandehur apo nën hetim, por po heton rreth rolit të tij. U janë drejtuar edhe SHBA-ve për informacion me letër porosi për të kërkuar të dhëna lidhur me këtë çështje dhe hetime të tjera që po kryhen rreth Ilir Metës. Nëse Meta merr cilësinë e të pandehurit ndryshon edhe fletë thirrja kur merret në pyetje. Në rastin konkret Meta është person që ka dijeni”, tha Lala.

klodiana lala ilir meta cez-dia

Sondazh

Poll