Politike

Seanca shtyhet për në orën 15:00, Gjokutaj: Kërkuam përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

8 Nëntor 2023, 10:54 Nga DOSJA
Seanca shtyhet për në orën 15:00, Gjokutaj: Kërkuam

TIRANË- Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka folur për mediat, ku u shpreh se ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ai tha se seanca është shtyrë për në orën 15:00, për të shqyrtuar kërkesën e tyre.

"Bëmë një kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës, u ndërpre seanca për të shqyrtuar kërkesën. E kemi shtjelluar ne kërkesën se çfarë kërkojmë. Gjoka ka detyrë të heqë dorë, por ajo nuk e bëri. Gjykata nuk ka zbardhur vendimin, ky është argumenti pse ne kërkojmë përjashtimin e Irena Gjokës”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll