Politike

Oliver Varhelyi: Të hapen kapitujt e parë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në fund të vitit

Gazetari Vladimir Lame raportoi për Klan News se komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi u tha eurodeputetëve se kjo duhet realizuar brenda fundit të këtij viti.

8 Nëntor 2023, 18:57 Nga I.A
Oliver Varhelyi: Të hapen kapitujt e parë për
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Komisioni Evropian i rekomandoi sot liderëve evropianë për vendimarrje në samitin e 14-15 dhjetorit hapjen e kapitujve të parë të negociatave. Gazetari Vladimir Lame raportoi për Klan News se komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi u tha eurodeputetëve se kjo duhet realizuar brenda fundit të këtij viti.

Varhelyi theksoi se ky rekomandim pozitiv reflekton arritjet e Shqipërisë në reformën në drejtësi, vettingun dhe punën e SPAK.

Procesi i shqyrtimit të legjislacionit shqiptar në muajt e fundit ka ecur pozitivisht dhe pa probleme. Autoritetet e Shqipërisë kanë dëshmuar një nivel të lartë përkushtimi për të realizuar kërkesat e paraqitura gjatë këtij proçesi. Zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë ka vijuar suksesshëm dhe po ashtu procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve i quajtur vetingu, po ecën kënaqshëm. Struktura speciale për luftën anti korrupsion SPAK ka vijuar të arrijë rezultate konkrete. Shqipëria ka dëshmuar po ashtu qasje të plotë e të njëjtë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së duke na dhënë një sinjal të fuqishëm të vendosmërisë të këtij vendi për tu anëtarësuar plotësisht në BE. Objektivi ynë është që të hapim kapitullin e parë të negociatave atë mbi çështjet themelore brenda fundit të vitit 2023 me Shqipërinë", Varhelyi.


Krahas vendimit pozitiv për Shqipërinë, KE hapi dritën jeshile por me kushte për negociatat edhe me Ukrainën, Moldavinë, Bosnje Hercegovinën dhe Gjeorgjinë.

vladimir lame oliver varhelyi

Sondazh

Poll