Politike

"Ai ka lepurin në bark"/ Berisha: Rama po bën miqësi me Xhafajn, do të shpëtojë menderen pasi të lërë detyrën

Në një konferencë me gazetarët, Berisha theksoi se kjo tentativë e Ramës po ndodh për shkak se ai po kërkon që të ndryshojë ligjet e përgjegjësisë për shpërdorimin e detyrës

8 Nëntor 2023, 12:34 Nga A.B
"Ai ka lepurin në bark"/ Berisha: Rama po bën miqësi me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama po kërkon që të bëjë miqësi me Fatmir Xhafajn. Në një konferencë me gazetarët, Berisha theksoi se kjo tentativë e Ramës po ndodh për shkak se ai po kërkon që të ndryshojë ligjet e përgjegjësisë për shpërdorimin e detyrës

“E pa se Sali Berisha dhe opozita do ta mundin. Po kërkon të bëjë miqësi me Fatmir Xhafajn se do të ndryshoj ligjet e përgjegjësisë për shpërdorimin e detyrës, për të shpëtuar menderen e tij pasi të lërë detyrën”, tha Berisha.

Po ashtu ai shtoi se kryeministri Edi Rama është ai që ka nën kontroll SPAK-un dhe se proceset e tij janë të turpshme dhe politike.

DEKLARATA E BERISHËS:

“Ke dyshim ti se nuk është Rama, gjahu politik i opozitës? Kush është ai që kontrollon SPAK-in? A jam unë që kam denoncuar lëvizjet e Dumanit apo lidhjet monstruoze të spakistëve. Si mund të dyshohet se nuk është Rama pas kësaj. Është folur vetëm për aksionin opozitar. Nuk kemi dyshim që këto janë procese të turpshme politike. Arben Kraja la detyrën për shkak të ligjit të lustracionit. Në kodin më minimal moral nuk mund të merrte në shqyrtim një çështje të Berishës. Ai e la detyrën se unë kam bërë ligjin për ish-xhelatët e sigurimit të shtetit të dalin nga sistemi. Prokurorët, ish-sigurimsa, nuk mund të jenë në SPAK. Merreni pak dosjen e Don-Lalës, Sejdinit. Kjo mafiozja shkon dhe merr ligjin dhe më pas keqpërdoret. A mund të quhet prokurore kjo? Ajo që është emëruar kryegjykatësi sot…do dëgjoni dhe për të, por s’jam për këtë punë sot. Arben Kraja, duke dikur që është larguar si hetues sigurimi, me një iniciativë personale të Berishës. Po të mos kishte ngelur ai që ka qenë, do të ishte. Ligji i sotëm nuk e lejon që të jetë në SPAK. Ata mendojnë se do të më impresiojnë mua. Për gjykatësen kam ndërmend ta bëj….Çfarë është Kraja dhe Mellonai, janë njëra anë e fytyrës së Edi Ramës.”.

sali berisha

Sondazh

Poll