Politike

"Përjashtimi i deputetëve, i paprecedentë", Raporti i KE: E drejta e opozitës për komisione hetimore garantohet nga Kushtetuta

Në Raportin për Shqipërinë të Komisionit Europian është përfshirë edhe rasti i përjashtimit të 23 deputetëve të opozitës. Komisioni Europian e konsideron si të paprecedentë dhe nxit një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës.

8 Nëntor 2023, 09:55 Nga r.ll
"Përjashtimi i deputetëve, i paprecedentë", Raporti i
komisioni evropian

BRUKSEL-  Komisioni Europian i ka kushtuar vëmendje edhe refuzimit të Komisioneve Hetimore nga mazhoranca, që së fundmi ka shkaktuar kaos dhe tensione të vazhdueshme në punimet e Kuvendit.

Në raportin e Komisionit Europian konstatohet se e drejta e opozitës për Komisione Hetimore garantohet nga Kushtetuta. Refuzimi i mazhorancës me argumentin qe do ndryshojë ligjin për Komisionet Hetimore nuk qëndron për sa kohë ligji ekzistues është në fuqi. 

“Gjatë periudhës raportuese, opozita kërkoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, por mazhoranca i hodhi poshtë të dyja kërkesat, pavarësisht se e drejta e opozitës për të inicuar komisione të tilla garantohet me Kushtetutë. Argumenti i mazhorancës në të dyja rastet ishte se është në shqyrtim një rishikim i ligjit për komisionet hetimore. Ligji aktual, megjithatë, mbetet në fuqi.” - thuhet në Raportin e Komisionit Europian për vitin 2023.

"Përjashtimi i deputetëve, i paprecedentë", Raporti i
pjese nga raporti

Në Raportin për Shqipërinë të Komisionit Europian është përfshirë edhe rasti i përjashtimit të 23 deputetëve të opozitës. Komisioni Europian e konsideron si të paprecedentë dhe nxit një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës.

“Mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për refuzimin e kryeministrit për të marrë pjesë në shumicën e interpelancave të kërkuara nga opozita, shkaktuan një ndërprerje të përkohshme në funksionimin normal të Kuvendit. Sekretariati i Etikës vendosi disa masa disiplinore, duke rezultuar në përjashtimin e paprecedentë të 23 deputetëve të opozitës brenda një muaji. Nevojiten standarde më të larta etike në punimet e Kuvendit për të nxitur një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës.” - thuhet në Raportin e Komisionit Europian për vitin 2023.

raporti i komisionit evropian 2023

Sondazh

Poll