Aktualitet

Përmbyset makina në Klos, 2 persona të lënduar

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja. 

8 Nëntor 2023, 20:08 Nga I.A
Përmbyset makina në Klos, 2 persona të lënduar
Foto Ilustruese

KLOS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Klos. Mësohet se në vendin e quajtur 'Ura e fshatit Fshat' një makinë ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja. 

Njoftimi i Policisë:

Klos/Informacion paraprak Në vendin e quajtur Ura e fshatit Fshat, shtetasi A.K., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përmbysur në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

aksident ne klos

Sondazh

Poll