Aktualitet

Po punonte në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, plagoset punëtori 57-vjeçar

Policia bën të ditur se 57-vjeçari është dërguar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën e nevojshme është larguar për në banesë.

8 Nëntor 2023, 17:56 Nga a.l
Po punonte në një nga galeritë e kromit në Bulqizë,
Miniera në Bulqizë

BULQIZË-  Një tjetër incident ka ndodhur në një nga minierat e kromit të Bulqizë. Një 57-vjeçar mësohet se ka dëmtuar dorën teksa ka qenë duke punuar në një nga galeritë e kromit në Bulqizë.

Policia bën të ditur se 57-vjeçari është dërguar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën e nevojshme është larguar për në banesë. Po ashtu policia e Dibrës njofton se ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim. 

bulqizë

Sondazh

Poll