Aktualitet

U gjet e braktisur në Tiranë, foshnja ndodhet në intubim në gjendje të rëndë për jetën

Foshnja u gjet mëngjesin e sotëm në një garazht dhe u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

8 Nëntor 2023, 17:58 Nga I.A

U gjet e braktisur në Tiranë,  foshnja ndodhet në intubim në

TIRANË- Foshnja që u gjet ditën e sotme e sotme e btaktisur në një garazhd ndodhet në gjendje kritike për jetë. Mësohet se foshnja është vendosur nga mjekët në intubim.

Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar personin që e ka lënë foshnjën brenda në bodrum të mbështjellë me batanije në një divan të vjetër. Mësohet se kamerat kanë filmuar personin që braktisi foshnjën para se të hynte në bodrumin e pallatit, pasi brenda garazhit nuk ka kamera.

Foshnja u gjet mëngjesin e sotëm në një garazht dhe u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet se kush e ka braktisur foshnjen në zonën e Yzberishtit, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet.

gjendet foshnja ne tirane

Sondazh

Poll