Aktualitet

EMRI/ Dhunimi i të miturës, pronari i kopshtit 'Stinët' në hetim për fshehje të ardhurash

Daniel Danushi do të hetohet për veprat penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare", "Fshehja e të ardhurave", dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

8 Nëntor 2023, 17:30 Nga a.l
EMRI/ Dhunimi i të miturës, pronari i kopshtit 'Stinët'
Kopshti 'Stinët'

TIRANË- Pronari i kopshtit 'Stinët' në Tiranë është vënë në hetim, pas zbulimit të rastit të dhunës ndaj të miturës 3-vjeçares nga edukatorja. 

Daniel Danushi do të hetohet për veprat penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare", "Fshehja e të ardhurave", dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

"Ky shtetas ka ushtruar pa licencën përkatëse, veprimtarinë në një kopsht fëmijësh, në rrugën "Ali Demi", Tiranë, dhe ka fshehur të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet", thuhet në njoftimin e policisë. 

dhunohet femija ne kopesht daniel dan

Sondazh

Poll