Aktualitet

EMRI+FOTO/ Aksidenti tragjik tek “Kopshti Zoologjik”, ky është 29-vjeçari që humbi jetën

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara dhe lagështia. 

8 Nëntor 2023, 17:09 Nga a.l
EMRI+FOTO/ Aksidenti tragjik tek “Kopshti Zoologjik”, ky
I riu

TIRANË- Personi që shihni në foto është Arjan Shahaj 29 vjeç i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik që u regjistrua pasditen e sotmë në Tiranë, në zonën e  quajtur 'Kopshti Zoologjik'. 

Sipas njoftimit nga policia viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara dhe lagështia. 

“Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia. 

aksident ne tirane arjan shahaj

Sondazh

Poll