Aktualitet

Realizohet me sukses në spitalin 'Hygeia', kirurgjia e Arteries Karotide me protokollin bashkëkohor "Fast Track"

Pacienti i moshës 72 vjeç paraqitet në Spitalin Hygeia për të kryer një kontroll kardiak, duke qënë që vite më parë ishte operuar nga zemra, 4 bypass koronar, dhe pas konsultës me mjekët kardiakë dhe ekzaminimeve imazherike dhe ekos Doppler të Karotideve, u diagnostikua me Stenozë kritike bilaterale të arteries karotide.

8 Nëntor 2023, 16:52 Nga a.l
Realizohet me sukses në spitalin 'Hygeia', kirurgjia e Arteries
Stafi i 'Spitalit Hygeia'

TIRANË-  Kirurgjia e Arteries Karotide me protokollin bashkëkohor "Fast Track“ realizuar me sukses nga prof.dr.Fabio de Luca në Spitalin Hygeia.

Pacienti i moshës 72 vjeç paraqitet në Spitalin Hygeia për të kryer një kontroll kardiak, duke qënë që vite më parë ishte operuar nga zemra, 4 bypass koronar, dhe pas konsultës me mjekët kardiakë dhe ekzaminimeve imazherike dhe ekos Doppler të Karotideve, u diagnostikua me Stenozë kritike bilaterale të arteries karotide.

Pas konsultës me mjekët kardiokirurgë si mënyrë optimale trajtimi ju propozua Kirurgjia e Arteries karotide, ndërhyrje kjo që u realizua nga prof.dr.Fabio de Luca në bashkëpunim me ekipin e mjekëve kardiokirurgë dhe anestezistë të Spitalit Hygeia.

Për realizimin e kësaj kirurgjie, Prof.Fabio de Luca aplikoi, protokollin “Fast Track”, që konsiderohet standardi i artë për ndërhyrjen kirurgjikale të arteries karotide me rrezik të lartë, protokoll ky që është shumë efektiv në optimizimin e cilësisë së kujdesit me rezultate të kënaqshme në kursin klinik të pacientëve të operuar, që edhe në rastin e pacientit tonë rezultoi me sukses të plotë.

Ky Protokoll konsiston në: aplikim të anestezisë lokale ose të përgjithshme (për një kohë të shkurtër) me monitorim e oksigjenimit cerebral, prerje minimale gjatë kirurgjisë, pa proteza, pa dhimbje postoperatore, pa gjakderdhje ose dëmtim të nervit kranial, hospitalizim (shtrim në spital) i shkurtër dhe kthim në shtëpi 1-2 ditë pas procedurës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Spitali Hygeia Tiranë (@spitalihygeiatirane)

 

 

spitali hygeia

Sondazh

Poll